english
mbėshtetėsit
Albstudent – Workshop: rezultatet e projektit

Albstudent – workshop mundesoi per here te pare takimin e tre grupimeve te ndryshme, perkatesisht: shoqatat e studenteve shqiptare jashte, perfaqesues te institucioneve shteterore si dhe perfaqesues te larte te firmave me te medha private ne Shqiperi duke i hapur rruge shkembimit te ideve, kontakteve te metejshme dhe bashkepunimit afatgjate midis tyre.... mė shumė

Albstudent-workshop: Kthimi nė Shqipėri - njė sfidė pėr tė gjithė ata qė studiojnė jashtė

Aktualisht mbi 20000 studentė shqiptarė ndjekin studimet nė Europė e Amerikė. Duke qenė bartės tė njė know-how bashkėkohor, tė njė mėnyre globale tė menduari si dhe tė njė tjetėr edukate pune, kėta studentė konsiderohen me tė drejtė si njė ndėr faktorėt mė shpresėdhėnės pėr gjallėrimin dhe shndėrrimin e ekonomisė shqiptare nė njė ekonomi tė qėndrueshme e tė aftė pėr konkurencė globale. Gjithashtu vlerat perėndimore e europiane qė kėta studentė pėrvetėsojnė gjatė viteve tė studimit do tė pėrbėnin njė bazė mė se tė shėndoshė pėr zhvillimin institucional si dhe integrimin e Shqipėrisė nė strukturat europiane e perėndimore. Sidoqoftė, mungesa e politikave konsekuente pėr nxitjen e kthimit tė tyre, mungesa kontakteve tė qėndrueshme me institucione shtetėrore e firma si dhe informacioni i vakėt mbi mundėsitė ligjore dhe ekonomike qė Shqipėria ofron pėr ta bėjnė qė vetėm njė pjesė e vogėl e tė diplomuarve jashtė tė kthehen nė Shqipėri pėr tė punuar qoftė edhe pėr pak vite.

Nė kėtė sfond, pas nisjes sė suksesshme tė projektit "Praktika 2005", Albstudent organizon nė tė njėjtėn vazhdė, mbėshtetur kėsaj here nga Fondacioni i Shoqėrisė sė Hapur Soros, workshopin 3 ditor me titull "Kthimi nė Shqipėri - njė sfidė pėr tė gjithė ata qė studiojnė jashtė" nga 25-27 gusht nė ambientet e “Chateau Linza” nė Tiranė. Ky workshop do tė mbledhė sė bashku e do tė sherbejė si pikė takimi e studentėve shqiptarė nė universitetet e huaja, pėrfaqėsuesve tė shoqatave studentore, pėrfaqėsuesve tė institucioneve shtetėrore e atyre tė firmave e ndėrmarrjeve tė sektorėve strategjikė pėr diskutimin e politikave ekzistuese si dhe hedhjen e ideve tė reja nė hartimin e strategjive te ardhshme qė synojnė nxitjen e kthimit tė studentėve jashtė nė Shqipėri. Ky projekt do tė luajė gjithashtu rolin e njė platforme pėr studentėt shqiptarė jashtė pėr tu njohur nga vetė firmat apo institucionet me problemet e avantazhet qė ekzistojnė aktualisht nė tregun e punės nė Shqipėri. Pėr mė tepėr workshopi i organizuar nga Albstudent do tė nxisė njohjen, krijimin e kontakteve, si dhe shkėmbimin e eksperiencave tė studentėve shqiptarė nga universitetet mė tė njohura mes njėri tjetrit. Gjatė zhvillimit tė projektit do tė ketė mundėsi qė pėrveē tė ftuarve nga firmat e institucionet shtetėrore disa nga studentėt pjesėmarrės tė pėrgatisin e prezantojnė tema tė ndryshme.

Workshopi do tė zhvillohet nė kompleksin hotelor "Chateau Linza" nė Tiranė nga 25-27 gusht duke pėrfshirė akomodimin e ngrėnien gjatė kėtyre ditėve. Aplikimi pėr pjesėmarrjen nė kėtė projekt duhet tė kryhet online nėn rubrikėn apliko tani. Tė gjitha informacionet rreth kėtij projekti si mundėsia e aplikimit online, organizatorėt, mbėshtetėsit etj, ju mund t'i gjeni nė kėtė faqe interneti. Kjo faqe do tė pasurohet vazhdimisht nė javėt e ardhshme me informacione aktuale mbi workshopin

Stafi i projektit

lista elektronike