english
mbėshtetėsit
ILLYRIA, HAMBURG

www.illyria.de

Unioni i Studentėve Shqiptarė "Illyria" nė Hamburg u krijua mė 18 Maj 1997 nga studentė shqiptarė tė universiteteve dhe shkollave tė larta tė Hamburgut. Illyria i shoqėron studentėt shqiptarė (nga Shqipėria, Kosova e Maqedonia) nė karrierėn e tyre akademike dhe i mbėshtet ata me kėshillime dhe informacione. Gjatė aktivitetit tė saj 7 vjeēar Illyria ka organizuar aktivitete tė shumta. Nder to mund tė veēohet ligjėrata me historianin e njohur prof. Noel Malcolm (University of Oxford), ligjėrata me Profesor Bernd Fischer (Indiana University), ligjėrata me shkrimtarin Ismail Kadare, takimi dhe diskutimi me kritikun Fatos Lubonja etj. Dy anėtarė tė Illyrias drejtojnė prej tre vitesh Zyrėn e tė Huajve (Ausländerreferat) pranė Qeverisė se Studentėve tė Universitetit tė Hamburgut (ASTA). Aty ata perfaqesojne studentet e huaj tė Universitetit tė Hamburgut (aktualisht rreth 4600) dhe ndihmojne nė zgjidhjen e problemeve tė tyre. Me iniciativėn e tyre ėshtė rritur numri i vendeve tė konvikteve pėr studentėt e huaj tė Hamburgut me 5% tė totalit. Gjithashtu njė tjetėr anėtar i Illyrias drejton seksionin e kulturės pranė Qeverisė sė Studentėve. Nė faqen web www.illyria.de mund tė lexoni njė paraqitje tė hollėsishme tė aktiviteteve tė Illyrias.

ASAB, BARI

www.asab.it

ASAB- (Associazione Studenti Albanesi di Bari) u themelua nga njė grup studentėsh shqiptarė tė univesitetit dhe politeknikumit tė Barit nė 29 Mars 2004. Qėllimi kryesor i shoqatės ka qenė mbrojtja e interesave tė studentėve shqiptarė nė Bari nėpėrmjet pėrfaqėsimit tė tyre nė institucionet kryesore me tė cilat studentėt pėrballen gjatė karrierės sė tyre didaktike. Nidhma ndaj studentėve ėshtė konkretizuar nė disa aktivitete nė ndihmė tė studentėve qė kanė patur kryesisht si objektiv informimin dhe sensibilizimin e studentėve pėr ēėshtje tė ndryshme me rėndėsi pėr jetėn e studentėve shqiptarė nė Bari. Nė kėtė kuader kanė qenė aktivitete tė rėndėsisė sė vecantė takimet zyrtare tė kėshillit drejtues tė ASAB me rektorin e Universitetit, me rektorin e Politeknikumit, me presidentin e E.DI.SU , me pėrfaqėsuesin ligjor tė Politeknikumit, me konsullin e pėrgjithshėm tė Shqipėrisė nė Bari etj. ASAB ka dhėnė kontributin e saj edhe nė forcimin e identitetit shqiptar nė mjediset studentore nėpėrmjet artikujve ne gazetat kryesore me anė tė tė cilave shoqata ka hedhur dritė mbi kulturen shqiptare dhe vlerat e saj. ASAB ėshtė pėrpjekur tė forcojė lidhjet midis studentėve shqiptare dhe tė huaj nėpėrmjet aktiviteteve qė synojnė integrimin e kulturave tė ndryshme. Me kontributin e vetė studentėve, ASAB ka faqen e saj nė internet qe ka sherbyer si pike referimi pėr tė gjithė anėtarėt dhe ku mund tė gjenden hollesira rreth jetės sė ASAB. Projektet pėr tė ardhmen parashikojnė njė kontribut mė tė madh pėr pritjen e studentėve tė rinj nė Bari dhe rritjen e rolit tė studentėve tė diplomuar nė jetėn politike, ekonomike dhe sociale te Shqipėrisė.

RINIA, VIENĖ

www.albrinia.com

Shoqata " Rinia " u krijua pas iniciativės sė disa studentėve shqiptarė me datėn 25 Shtator 2000 nė Vjenė. Qėllimet kryesore tė krijimit tė shoqatės Rinia janė: - Njohja, si edhe forcimi i kontakteve midis tė rinjve shqiptarė qė studjojnė dhe punojnė nė Austri si edhe atyre tė vėndeve tė tjera - Pėrkrahje si edhe ndihmė reciproke pėr zhvillimin dhe integrimin e mėtejshem e tė rinjve shqiptarė nė shoqėrinė austriake - Angazhimi i antarėve tė shoqates pėr nxjerrjen e njė organi tė vet botues dhe krijimin e nje faqeje informative nė internet - Pėrfaqsimi i kulturės shqiptare nė Austri dhe mundėsia a prezantimit dhe shkėmbimit kulturor - Organizimi i aktiviteteve kulturoro-shoqėrore (prezantimi i artistėve shqiptarė brenda dhė jashtė Shqipėrisė, ekskursione etj) Qė nga data e krijimit tė shoqatės dhe deri sot Rinia ka organizuar njė numėr tė madh aktivitetesh kulturoro/artsitike si p.sh. koncerte me muzikė klasike ku kanė marrė pjesė si artistė shqiptarė ashtu edhe austriakė. Ndėr tė tjera, Rinia ka organizuar mbrėmje muzikore si edhe informative pėr studentėt dhe rininė shqiptare nė Austri. Njė rol shumė tė rėndėsishėm pėr informimin dhe komunikimin midis rinisė shqiptare nė Austri ka luajtur edhe faqja e shoqatės Rinia nė internet tek adresa: www.albrinia.com, e cila ka pasuar vazhdimisht njė numėr tė madh vizitorėsh. Kryesia e shoqatės Rinia ju fton tė merrni pjesė aktive nė aktivitetet e ardhshme.

STUDENTI, ZYRIH

www.studenti.ch

Shoqata e Studente/ėve Shqiptarė nė Zyrih, "Studenti" ėshtė themeluar nė 28 Nėntor 2000. "Studenti", ėshtė njė shoqatė e krijuar jo pėr qėllime tė pėrfitimit material. "Studenti" ėshtė bashkim vullnetar i studente/ėve qė gjuhė tė nėnės e kanė shqipen. Kėtu janė tė bashkuar individė me prejardhje gati nga tė gjitha trojet e banuara me shqiptarė nė Ballkan: Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevės. Duke patur parasysh karakterin e veēantė tė profesionit Student', ndėr qėllimet kryesore ėshtė takimi i rregullt i tė gjithė studente/ėve me prejardhje shqiptare qė studiojnė nė ndonjėrėn nga shkollat e larta dhe nė Universitetin e Kantonit tė Zyrihut. Kultivimi i marrėdhėnieve tė mira me shoqatat e tjera simotra, por edhe me shoqatat e mėrgimtarėve shqiptarė nė Zvicėr, sikurse edhe zotimi i shoqatės pėr tė pėrkrahur studente/ėt e reja/ rinj shqiptare/ė qė mėsyjnė ndonjėrin nga institucionet shkollimit tė lartė tė Zyrihut si vend pėr tė studiuar. Shoqata "Studenti" ėshtė e hapur edhe pėr individė tė vullnetit tė mirė qė shprehin dėshirėn pėr tė qenė anėtarė tė "Studentit" dhe pėr tė ndihmuar atė. Pėr informacine mė tė hollėsishme mbi shoqatėn "Studenti" mund tė shkoni tek faqja www.studenti.ch.

NEW AGE, MILANO

www.newagera.org

Shoqata e studentėve shqiptarė nė Milano "New Albanian Generation Era" shkurt "New AGE" u krijua me datė 26.09.2004 nga bashkimi i grupeve dhe shoqatave tė studentėve shqiptarė qė vepronin deri mė tani pranė Universiteteve tė Milanos. Aktualisht ka degė nė secilin universitet tė Milanos dhe Kryetari e Koordinatori i cdo universiteti pėrfaqėsojnė degėn e shoqatės nė Kėshillin e pėrgjithshėm drejtues tė shoqatės. Shoqata ėshtė prezantuar pranė autoriteteve konsullore shqiptare nė Milano dhe ka lidhur kontakte me shoqatat e tjera studentore tė Universiteteve tė Milanos. Shoqata ka si qėllim kryesor mbrojtjen dhe pėrfaqėsimin e studentėve shqiptarė nė Milano. Pėr informacione mė tė hollėsishme mund t'i drejtoheni dhe sitit tonė tė internetit nė adresėn www.newagera.org.

lista elektronike